Etiketë: Opozita
-
Deputetët nuk kthehen në Kuvend pas pauzës, shtyhet seanca
Seanca e sotme (31.10.2024) e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të hënën (04.10.2024) për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar punimet. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ndonëse kanë kaluar 20 minuta prej kohës kur është dashur të fillonte seanca, deputetët e shumicës nuk janë kthyer në sallë pas pauzës. “Me…
-
Nuk kalojnë tri rezolutat e partive opozitare në Kuvend
Tri rezolutat e propozuara muajin e fundit nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës janë hedhur në votim më 30.10.2024, por asnjëra nga to nuk ka kaluar. Në votimin e këtyre rezolutave morën pjesë vetëm deputetët e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk ishin të pranishëm në sallë.…
-
Kryetari i Deçanit përballë Jeta Xharrës – VIDEO
Sonte në Kallxo Përnime mund të ndiqni debatin e radhës në kuadër të debateve “Jeta në Komunë’. Përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit Komunal është kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. A i mbajti premtimet gjatë zgjedhjeve kryetari i Deçanit? Me cilat projekte krenohet Bashkim Ramosaj në tre vite qeverisje? A e dërgoi motra kryetarin…
-
Në mungesë të kuorumit nuk votohet rezoluta e opozitës për gjendjen në KEK
Deputetët opozitarë në Kuvendin e Kosovës kanë akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për keqmenaxhim me sektorin e energjisë dhe ndërhyrje në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Temë e diskutimi në seancën e jashtëzakonshme, më 24.10.2024, ka qenë edhe rasti i ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, dhe bisedat e…
-
Era parazgjedhore ashpërson retorikën e fyerjeve dhe akuzave mes rivalëve politikë
Sa më shumë që avitet koha e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë aq më shumë egërsohet diskursi në skenën politike. Doza e fyerjeve, etiketimeve dhe akuzave mes rivalëve politikë ka arritur në nivelin ku politikanët nuk kursehen më nga përdorimi i shprehjeve: “tradhtar”, “spiun i Serbisë”, “hajn i taksave të qytetarëve”, “zhvatës”, “kriminel”,…
-
LVV mungon, opozita ndërprenë seancën e jashtëzakonshme për shkak të pakënaqësive me RTK-në
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, është ndërprerë me kërkesë të partive opozitare të cilët u nisen drejtë objektit të RTK-së në shenjë pakënaqësie që debati nuk ishte duke u transmetuar në kanalin qendror. Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi që…
-
RTK nuk e shfaqi seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, opozita shpreh revoltën para televizionit
Deputetët e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë quajtur “mbytje të fjalës së lirë dhe mbytje të zërit opozitar”, mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin kryesor të Radiotelevizionit të Kosovës. Opozitarët ndërprenë punimet e seancës së jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes…
-
Opozita e cilëson alarmante çështjen e ushqimit në FSK, Vetëvendosja e quan propagandë
Deputetët e pozitës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur nga opozita për të debatuar rreth problemit me furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Para nisjes së seancës, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, në një konference për media të mbajtur me bashkëpartiakun, Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar…
-
Opozita lëshon sallën e Kuvendit, dështon seanca
Deputetet e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës në shenjë revolte që nuk u vu në rend dite “debati rreth bisedës së Mimoza Kusari Lilës me Millan Radoiçiqin”. Paraprakisht u vu në votim propozimi për debat, me ç’rast 34 deputetë votuan për, ndërsa 50 ishin kundër. Në rendin e ditës të seancës…
-
PDK e LVV në Prishtinë shfuqizuan nenin që mundësoi angazhim të sektorit privat si ndihmë për mbledhje të mbeturinave, MAPL e konsideron të jashtëligjshëm
Ministria Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e partive opozitare në kryeqyetet PDK-LVV për shfuqizim të një neni (i votuar në 2023) nga rregullorja për mbeturina që mundësonte angazhimin e kompanive private në rast se ajo publike ’Pastrimi’ nuk arrin të përmbushë obligimin për mbledhje të mbeturinave. Në seancën e…