Etiketë: Policia e Kosoves
-
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Jugut, ende nuk ka të arrestuar
Në një kioskë në qendër të Mitrovicës së Jugut dyshohet se ka ndodhur një vjedhje mëngjesin e datës 31.10.2024. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Polica. Sipas Policisë, ende nuk ka ndonjë të arrestuar. “Ju konfirmojmë se sot në orët e mëngjesit është raportuar në polici një rast i vjedhjes, në një kioskë në Mitrovicë. Ju…
-
Zhvillimet në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, Policia po interviston katër persona
Katër persona janë aktualisht në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut duke u intervistuar nga ana e hetuesve lidhur me zhvillimet e fundit në Lagjen e Boshnjakëve. Kështu konfirmoi për KALLXO.com Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës. Elshani tutje shtoi se katër personat janë duke u intervistuar lidhur me dyshimin…
-
Zhvillimet në Lagjen e Boshnjakëve te pllaka përkujtimore e Avni Hajredinit, deklarohet Policia
Disa qytetarë u mblodhën sonte, më 31.10.2024, afër pllakës përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Ata u mblodhën në shenjë revolte ndaj vendosjes së parullave në serbisht me mbishkrimin “Mos u frikëso! Qyteti yt”. Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Rajonit Mitrovicë – Veri…
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve të NJRSh-së në Prishtinë
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policor të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prishtinë. Sipas IPK-së të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Siç është thënë në njoftimin e IPK-së rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur hetuesit janë informuar…
-
Prokuroria jep detaje për operacionin ‘Milioni’ kundër fajdesë në Prizren e Suharekë
Mbi 1 milion euro është vlera e parave, pronave të paluajtshme dhe të luajtshme që dyshohet se gjashtë persona kanë përfituar nga veprimtaria ilegale e fajdesë në Prizren dhe Suharekë. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë realizuar sot më 31.10.2024 një aksion kundër fajdesë, të quajtur “milioni”, në të cilin…
-
Zjarr ne disa lokale në fshatin Sllatinë e madhe
Një zjarr është raportuar se ka përfshirë disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, mëngjesin e datës 31.10.2024. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. “Rreth orës 05:00, është…
-
Raporti i Progresit për krimin e organizuar: Ka progres në konfiskimin e pasurisë, luftimin e krimit kibernetik dhe të trafikimit të qenieve njerëzore
Raporti i Progresit ka gjetur se Kosova ka pasur njëfarë progresi në luftimin e krimit të organizuar, duke përmendur progres në fushën e konfiskimit të pasurisë, luftimin e krimit kibernetik, trafikit të qenieve njerëzore dhe kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Megjithatë raporti rekomandon një strategji të re për krimin e organizuar. Sipas…
-
KS i OKB-së diskuton për Kosovën, shefja e UNMIK-ut thotë se situata në terren mbetet e brishtë
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, më 30.10.2024, ka përmendur rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e dy policëve mbi pretendimet për rrahjen e një qytetari serb. Ajo ka thënë se rezultatet e hetimeve të IPK-së duhet të jenë publikisht të disponueshme. “Sa i përket…
-
Aksident me fatalitet në rrugën Pejë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme, më 30.10.2024, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Llozicë. Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka pësuar në këtë aksident. Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia…
-
Ekskluzive: Momenti i sulmit fizik ndaj Gazmend Muhaxherit – VIDEO
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri më datë 26.10.2024 ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës e gjenden në paraburgim për një muaj. KALLXO.com ka siguruar pamjet se si ka ndodhur sulmi ndaj kryetarit të Pejës, për të cilin në ditën e sulmit Policia kishte thënë se kishte…