Etiketë: Policia e Kosoves
-
Arrestohet në person në Leposaviq, tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e gjyshes së tij
Një person është arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë përmes dritares në shtëpinë e gjyshes së tij. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e këtij veprimi ai i ka dëmtuar roletat e shtëpisë. Rasti ka ndodhur më 28.10.2024 rreth orës 22:25. I dyshuari thuhet se…
-
Detaje rreth arrestimit të policit të dyshuar që u kap me kokainë
Një polic dhe dy persona tjerë janë arrestuar më 28.10.2024, në Prishtinë. Zyrtari policor është vënë në pranga nën dyshimin se tek i njëjti është gjetur substancë narkotike. Siç mëson KALLXO.com, polici i arrestuar është Arbër Rexhepi dhe tek i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë. I njëjti i takon gjeneratës së 60-të…
-
Prishtinë, dy raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve
Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë janë raportuar në Policinë e Kosovës. Në njërin rast dyshohet se burri ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ndërsa në rastin tjetër, djali ka sulmuar babain e tij, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 29.10.2024. Për rastin e parë, dyshohet se më 27.10.2024 rreth…
-
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunimin e një të miture
Një person është arrestuar në Podujevë me 27.10.2024, pasi dyshohet për dhunimin e një të miture. Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Viktima, siç raporton Policia, është dërguar për ekzaminim mjekësor.
-
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia e cilëson si ‘vrasje në tentativë’
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës më 28.10.2024 se derisa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë në Prishtinë, është ndaluar nga një person i panjohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte gjuajtur me armë zjarri. Sipas Policisë, përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe…
-
Arrestohen dy persona, dyshohet se kanë vjedhur mall në vlerë rreth 2 mijë euro në një market në Prizren
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se kanë vjedhur mall me vlerë rreth 2 mijë euro në një market në Prizren më 27.10.2024 rreth orës 05:20. Sipas Policisë, me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar, njëri N.K. nga Prizreni, i moshës rreth 44-vjeç dhe tjetri A.F., 17-vjeç nga Mitrovica.…
-
Aksident në Suharekë, vetura godet një pemë në qendër të qytetit – FOTO
Një aksident trafiku ka ndodhur më 28.10.2024, në qendër të Suharekës. Një veturë ka goditur një pemë e po ashtu disa pengesa të vendosura në fillim të sheshit të këtij qyteti. Disa fotografi të dërguara në KALLXO.com tregojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë…
-
Prokuroria për vrasjen me thikë në Prishtinë: Motivet për momentin janë të panjohura
Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga goditja me thikë që u bë në drejtim të tij, mbrëmë (27.10.2024) në Prishtinë. Një person është arrestuar në cilësinë të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin duke thënë se motivet e kësaj ngjarje janë ende të panjohura.…
-
Rastet e dhunës në familje brenda një dite, në dy prej tyre dyshohet për dhunë fizike ndaj grave
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur gruan e tij, në Fushë Kosovë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës në të cilin thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet…
-
Rahovec, arrestohet një person pasi nën ndikim të alkoolit gjuajti me armë zjarri
Një person është arrestuar më 27.10.2024 në fshatin Xërxë të Rahovecit, pasi që kishte gjuajtur me armë zjarri. Sipas PK-së të njëjtit i është bërë matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të tij. Policia në vendin e ngjarjes nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë, katër gëzhoja…