Etiketë: Prishtinë
-
Prishtinë, një person vdes pas goditjes me mjet të mprehtë
Një person ka vdekur si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë mbrëmjen e 27.10.2024 në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Tirana”. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje…
-
Syla: Një i lënduar nga arma e ftohtë po trajtohet në Qendrën Emergjente
Një person është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27.10.2024. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës i QKUK-së, Naser Syla. Ai tha se gjendja e tij është stabile. “Një i lënduar me armë të ftohtë, është…
-
Gjobitet kompania, kapet duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës Prishtinë-Prapashticë
Një kompani është kapur duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë më 27.10.2024. Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se kjo sjellje e papranueshme është ndëshkuar menjëherë me gjobë, dhe kompania është e detyruar që brenda afateve ligjore të pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme. “Në…
-
Grabitje nën kërcënimin e armës në mes të ditës në Prishtinë
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë viktimë e një grabitje të enjten në Prishtinë, në mes të ditës. Ai ka raportuar në Policin se i janë grabitur para nga një i dyshuar, i cili kishte armë në dorë, më 24.10.2024, rreth orës 13:26 në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së…
-
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia në kërkim të personave të dyshuar
Dy persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë më 24.10.2024. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat…
-
Dy të lënduar dhe 13 të arrestuar, Policia jep detaje rreth rastit të vrasjes në tentativë në Prishtinë
Një person është plagosur me armë dhe një tjetër ka pësuar lëndime, si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur më 23.10.2024, në ora 01:22 pas mesnate, në Prishtinë. Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në lidhje me rastin janë arrestuar 13 persona. Policia…
-
Përleshje fizike në Prishtinë, katër të lënduar
Katër persona janë lënduar në një përleshje që rezultoi me të shtëna me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, pasditen e sotme, më 23.10.2024. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, bazuar në informacionet e deritanishme, prej katër persona të lënduar, njëri prej…
-
Policia sekuestron armë në katër raste të ndara në Prishtinë, Pejë e Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se në katër raste të ndara ka sekuestruar armë të ndryshme në tri qytete të Kosovës. Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit, njëri në Ferizaj dhe tjetri në Pejë. Policia ka thënë se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë më 22.10.2024 në 08:30h…
-
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vjedhjet në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22.10.2024 ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë në lidhje me disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. F.C., 35-vjeç, është i arrestuari i tretë për këto raste, ndërkohë që Policia është në kërkim të personit të katërt A.M., i cili dyshohet të jetë…
-
Shënohet në Prishtinë 70-vjetori i lindjes dhe 50-vjetori i krijimtarisë letrare të poetit, Skënder Sherifi
Organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” është mbajtur sot, më 21.10.2024, një takim letrar me poetin shqiptaro- frankofon, Skënder Sherifi. Ky takim letrar u mbajt për të shënuar 70- vjetorin e lindjes dhe 50 -vjetorin e krijimtarisë letrare të poetit Sherifi. Skënder Sherifi është poet shqiptaro-frankofon i disa veprave letrare, ku shquhet…