Etiketë: qeveria e kosovës
-
Kurti i quan armiqësore veprimet e fundit të qeverisë serbe në raport me Kosovën
Veprimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës, kryeministri i Kosovës i ka quajtur veprime armiqësore e agresive ndaj Kushtetutës, ligjshmërisë, integritetit territorial, sovranitetit, paqes dhe sigurisë në Kosovë. Qeveria e Serbisë një ditë më parë ka miratuar projektligjin me të cilin Kosova shpallet zonë e mbrojtjes së veçantë sociale. Ndër tjera, nga qeveria serbe është…
-
Pas rritjes së pagave nga Qeveria, reagon Abdixhiku: Me qeverisjen time koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas njoftimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave në sektorin publik nga janari i vitit 2025. Abdixhiku ka ripërsëritur se qysh në javën e parë të qeverisjes së tij koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro. “Po e përsëris, që…
-
Qeveria rrit pagat për punëtorët e sektorit publik nga janari 2025
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka rritur pagat për punëtorët e sektorit publik në Kosovë nga janari i viti 2025. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media të mbajtur më 29.10.2024, njoftoi se një pjesë e rritjes së pagave do të bëhet nga janari, e pjesa e dytë e rritjes nga…
-
Komunës së Suharekës i bllokohen xhirollogaritë bankare si pasojë e kontratës kolektive
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, deklaroi se më 28.10.2024 është njoftuar nga institucionet e nivelit qendror se u është bllokuar qasja në xhirollogaritë e Komunës. Ai ka thënë se ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. “Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni…
-
Qeveria ndan edhe 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës. Kryeministri Albin Kurti tha se këto mjete nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit kanë qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës dhe “një perspektivë me premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare”. Kështu tha Kurti në mbledhjen e qeverisë së Kosovës më…
-
Kuvendi shkel “urdhrat” e Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar për interpretimin e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Zbatimi i vendimeve të saj është i detyrueshëm për të gjithë, megjithatë Kuvendi, si organ legjislativ e ka shpërfillur urdhrin e kësaj Gjykate lidhur me njërën prej çështjeve më të diskutuara vitin e kaluar – Ligjin për paga. Urdhri i Kushtetueses nuk…
-
Lobimi i Kosovës me kontrata sekrete
Kosova i mban të fshehta kontratat e saj me lobistët, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës në mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Për katër vitet e fundit, Diana Metushi-Krasniqi ka dhënë alarmin për mungesën e një ligji në Kosovë që rregullon lobimin, por vullneti politik për këtë ligj mbetet i pakët. Si…
-
Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro ndihmë për Bosnjën dhe Hercegovinën pas vërshimeve të javës së kaluar
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike ka marrë vendim për të ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnjë dhe Hercegovinën pas vërshimeve të javës së kaluar në këtë shtet. “Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për…
-
Rritja e pensioneve para zgjedhjeve, “çështje votash e jo mirëqenie”
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur pensionet për 20 për qind – katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, po konsiderohet tentativë për blerje të votave më shumë sesa rritje që përmirëson jetesën dhe standardin social të pensionistëve në Kosovë. Përfaqësuesit e skemave pensionale të prekura nga vendimi thonë se kjo rritje është e pamjaftueshme…
-
Kurti vizitoi Leposaviqin: Po shqyrtojmë mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 09.10.2024, njoftoi se ka vizituar Leposaviqin bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet, që plotëson nevojat e grave atje. “Me ministrin Vitia pamë nga afër një objekt, për ta vlerësuar…