Etiketë: Raima Elezi
-
Në gjykimin e Besnik Krasniqit, i akuzuar se punësoi të emëruarin politik, gazetari shpjegon njoftimin e AAK-së për kryesinë e re të saj
Në seancën gjyqësore të datës 31.10.2024 në rastin e Besnik Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në Gjykatën e Prizrenit ka dëshmuar Luan Sallauka. Duke qenë se Prokuroria e Prizrenit pretendon se Besnik Krasniqi, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrat e tij zyrtare në cilësinë e kryetarit të komisionit…
-
Gjykimi i ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit, eksperti tregon në bazë të cilave dokumente është kryer pagesa për tenderin
Në Gjykatën e Prizrenit në seancën e datës 30.10.2024, në rastin ku po gjykohet Osman Krasniqi, ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, i akuzuar për keqpërdorim detyre, ka dhënë dëshmi eksperti Visar Bibaj. Në këtë rast Krasniqi nga Prokuroria po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij në kuadër të tenderit “Furnizimi me zhavorr për rrugët…
-
Shpallen fajtorë për keqpërdorim detyre, dy të pandehurit dënohen me nga 6 muaj burg, dënimi u zëvendësohet me gjobë nga 3 mijë euro
Në seancën gjyqësore ndaj dy të pandehurve Beqir Berisha dhe Berat Kabashi, sot, më 22.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, pranoi në tërësi marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë ishte arritur më 18.10.2024 mes Prokurorisë së Shtetit dhe të akuzuarve. Kështu, gjyqtarja Raima Elezi mori vendim…
-
Gjykimi i gjeodetit për ndarje të pronës pa kërkesën e njërit prej bashkëpronarëve, çka deklaroi eksperti i gjeodezisë?
Bajram Selmani, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është ulur në bankën e të akuzuarve sot, më 16.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit. Në seancën e sotme ka dëshmuar eksperti i gjeodezisë, Faton Bajselmani. Fillimisht, eksperti u mor në pyetje nga prokurori Mehdi Sefa. Prokurori Sefa pyeti se kërkesa për ndarjen e dy parcelave është…
-
Gjykimi i dy të akuzuarve për keqpërdorim detyre në Komunën e Suharekës, mbrojtja propozon negocimin e marrëveshjes
Në seancën ndaj dy të pandehurve Beqir Berisha dhe Berat Kabashi, sot, më 15.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, mbrojtja ka propozuar negocimin e marrëveshjes. Të pandehurit Beqir Berisha dhe Berat Kabashi dyshohen se i kanë shkaktuar dëm Komunës së Suharekës në vlerë 6 mijë e 839 euro. Gjatë seancës, mbrojtësi i të pandehurit Beqir Berisha,…
-
Gjykimi ndaj Besnik Krasniqi, i akuzuar se punësoi të emëruarin politik – Çka tha dëshmitari në Gjykatë?
Në Gjykatën e Prizrenit sot, më 14.10.2024, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurit Besnik Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Besnik Krasniqi, kryetar i AAK-së në Prizren, pretendohet se punësoi të emëruarin politik në pozitën e drejtorit të bordit të kompanisë “Eko Regjioni”. Palë e…
-
Vrasja e 27-vjeçarit në tregun e Mitrovicës, çka deklaruan ekspertët?
Shefki Asllani, i akuzuari për vrasjen e 27-vjeçarit pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lindi pas një bisede rreth rritjes ose jo të fikut në Kosovë, sot më datë 11.10.2024, u ul në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, konstatoi praninë e ekspertëve Blerina Hoxha Gjuraj, Blerta…
-
Gjykimi për fajde, detyrim e mashtrim, i dëmtuari për njërin të akuzuar: “Asnjëherë në jetë nuk e kam parë”
Të pandehurit Naser Koqinaj, Ihsan Fetahaj, Arlind Krasniqi dhe Kujtim Gjilani, sot, më 10.10.2024, u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Sipas aktakuzës, Naser Koqinaj dyshohet për veprat penale – fajde; detyrim; dhënie e ryshfetit, dhe mashtrim. Kurse, Ihsan Fetahaj dyshohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka kryer veprën penale…
-
Gjyqi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, aprovohet kërkesa e mbrojtjes për dëgjimin e pesë dëshmitarëve
Ish-drejtori i Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i cili akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, është ulur sërish sot, më 07.10.2024, në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit për rigjykim. Në seancën e datës 31.07.2024, i pandehuri Kryeziu lidhur me veprën penale që i vihet në barrë kishte thënë se ndihet…