Etiketë: rtk
-
Hysen Hundozi emërohet në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka emëruar Hysen Hundozin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas një njoftimi, Hundozi punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale. Emërimi i tij është bërë sot, më 31.10.2024, në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit,…
-
Raporti i Progresit: Nuk ka progres në gjetjen e një modeli për financimin afatgjatë dhe të pavarur të RTK-së
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën ka theksuar se nuk ka pasur progres në gjetjen e një modeli të financimit afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të pavarur për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Raporti ka theksuar se edhe Ligji për RTK-në edhe Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve janë ende pezull. Ndër të tjera…
-
Raporti i Progresit: RTK të zgjedh drejtor që siguron pavarësi editoriale
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian e ka vlerësuar të rëndësishme që drejtori i ardhshëm i Radio Televizionit të Kosovës të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita, për të siguruar autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale. Në raportin e progresit për Kosovën përmendet dorëheqja e ish-drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili kishte thënë…
-
Bordi i RTK-së nuk arrin të emërojë ushtruesin e detyrës të drejtorit të përgjithshëm
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës nuk ka arritur që të emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. RTK është pa udhëheqës kryesor të menaxhmentit pas dorëheqjes së zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Adi Krasta, më 28.10.2024 dhe dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, më 23.05.2024. “Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti sot…
-
Adi Krasta jep dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së, anulohet konkursi për drejtor të përgjithshëm
Adi Krasta ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Lajmi u bë i ditur më 28.10.2024 nga bordi i RTK-së. Sipas një komunikate, bordi ka thënë se e vlerëson përkushtimin e Krastës në organizimin dhe zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTK. “Në këtë mbledhje, gjithashtu, kryetarja njoftoi…
-
RTK nuk e shfaqi seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, opozita shpreh revoltën para televizionit
Deputetët e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë quajtur “mbytje të fjalës së lirë dhe mbytje të zërit opozitar”, mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin kryesor të Radiotelevizionit të Kosovës. Opozitarët ndërprenë punimet e seancës së jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes…
-
Bordi i RTK-së zgjodhi kryesinë e re
Kryetare e bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) tani e tutje do të jetë Albulena Mehmeti, ndërsa nënkryetar do të jetë Dardan Beqiri. Bordi njoftoi se kryesia e re u zgjodh me shumicë të votave në mbledhjen e mbajtur të martën, më 08.10.2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e…