Etiketë: Shqipëri
-
Guvernatori i Shqipërisë: Bankat janë nën sulme të vazhdueshme
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se sulmet kibernetike ndaj sistemit bankar janë intensifikuar. Gjatë deklarimit para Komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja ai shpjegoi natyrën e këtyre sulmeve dhe nga vijnë ato. “Sulmet janë të natyrave të ndryshme. Sulme që kanë të bëjnë me marrjen e të dhënave dhe me hakimin…
-
Shqipëria krijon forcën e rezervistëve
Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligjin që rregullon funksionimin dhe organizimin e një force të tillë. Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, tha për gazetarët se synohet që nga janari i vitit 2025 të niset me hapat e parë për formimin e forcës së rezervistëve.…
-
Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës
Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, kanë protestuar të martën, duke bllokuar gjashtë prej kryqëzimeve kryesore në disa qytete të vendit për gati tri orë. Një ndër kryqëzimet ku u bllokua qarkullimi i automjeteve ishte dhe ai ku është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më 21…
-
Sekuestrohet një apartament i ish-ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë, Ilir Beqaj
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) të martën është sekuestruar një apartament i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ish-ministri ndodhet në paraburgim që prej korrikut. SPAK-u ka thënë se në kuadër të hetimeve ndaj tij është identifikuar një pasuri e paluajtshme, apartament banimi në Lungomare, në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Prokurorisë, në korrik…
-
Kthehet në Shqipëri anija me 102 kontejnerë që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme
Të hënën në Shqipëri ka arritur një anije me 102 kontejnerë që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme. Kontejnerët me ngarkesë rreth 800 tonë dyshohet se ishin nisur tre muaj më parë drejt Tajlandës. Çështjen e këtyre kontejnerëve e ka ngritur fillimisht Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), që gëzon ekspertizë në fushën e drejtësisë…
-
Mbetjet e dyshuara të rrezikshme rikthehen në Shqipëri
Në Shqipëri një anije e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, pritet të mbërrijë në portin e Durrësit. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit…
-
Termet në Shqipëri
Një termet me magnitudë 4 shkallë të Rihterit është regjistruar të premten, më 25.10.2024, në ora 19:32, në jug të Shqipërisë. Sipas Institutit shqiptar të Gjeoshkencave, epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kuman të Fierit. Nuk raportohet për dëme.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri
Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të partisë në pushtet, Partia Socialiste, Plarent Ndreca, për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë. Prokuroria tha se pasi përfunduan hetimet ndaj Ndrecës, ai u njoftua të premten përmes avokatit të tij se ngarkohet me veprën penale, shkelje e barazisë…
-
Shqipëri: Arrestohet ish-deputeti i PS-së nën dyshime për shitje të sekreteve shtetërore
Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri (PS), Jurgis Çyrbja, është arrestuar dhe po hetohet për tri vepra penale. Ai u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit, ndërsa ditë më parë kishte hequr dorë nga mandati i deputetit, sipas tij, për arsye shëndetësore. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi se Çyrbja dyshohet për “tregim të sekretit…