Etiketë: Shqipëri
-
Shqipëri, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”. Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja…
-
Gjykata e Romës refuzon mbajtjen e migrantëve në Shqipëri
Një gjykatë në Romë ka refuzuar urdhrat për mbajtjen e një grupi të migrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali. Ky vendim paraqet një goditje për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar azilkërkuesit jashtë Italisë. Gjatë kësaj jave, 16 migrantë që…
-
Nga frika në shpresë: Gjadëri pret migrantët e parë
Gjadëri, një fshat i qetë, u kthye papritur në qendër të politikës evropiane për refugjatët dhe azilin. Banorët shpresojnë që shteti të përmbushë rregullat e premtuara në kampin e refugjatëve. Është një ditë me diell dhe e ngrohtë vjeshte në fshatin verior të Shqipërisë, në Gjadër. Pensionistja, Dile Vlashaj, 65 vjeç, ndodhet në kopshtin e…
-
Deputetët e përjashtuar opozitarë tentojnë të hyjnë me forcë në seancën e Kuvendit në Shqipëri
Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh të enjten në një seancë të rregullt plenare. Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar…
-
Shqipëri, debate rreth projektligjit “për shkencën dhe kërkimin shkencor”
Në Shqipëri projektligji “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor” i hedhur për konsultim publik nga qeveria po ngjall diskutime mes studiuesve dhe autoriteteve zyrtare, në një kohë kur financimet për të janë të ulëta, dhe produktet shkencore, nuk depërtojnë në fusha të ndryshme të jetës në vend. Zëri i Amerikës arriti të mësojë detajet e oponencës…
-
Studentët e rinj në Shqipëri preferojnë karriera jomësimdhënëse
Rreth 82% e maturantëve në Shqipëri u regjistruan në universitete. Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, mjekësia dhe inxhinieria informatike janë më të preferuarat, ndërsa degët e mësuesisë mbeten më pak të preferuara – edhe pse krahasuar me një vit më parë, ka një rritje të lehtë. Isa Halilaj, zvëndëspresident i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të…
-
Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje me Hungarinë gjatë vizitës së Ramës në Budapest
Shqipëria dhe Hungaria i kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë. Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai…
-
Erdogan nis vizitën në Shqipëri – VIDEO
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron për vizitë në Shqipëri. Me ceremoni zyrtare Erdogan të enjten u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Të dy krerët e shteteve fillimisht do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, dhe më pas do t’u bashkohen edhe delegacionet nga të dyja palët. Më vonë, Erdogan…
-
E rrëmbejnë një burrë në Prizren dhe e dërgojnë në Shqipëri, arrestohen të dyshuarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është rrëmbyer nga dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, pasi është rrëmbyer nga të dyshuarit, burri është dërguar në Shqipëri. Rasti ka ndodhur në Prizren, më 09.10.2024, rreth orës 21:15. Të dyshuarit i janë dorëzuar Policisë së Kosovës…
-
Ministri Maqedonci vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkuar në Tiranë për vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij, Pirro Vengu. “Në një pritje me nderime të larta ushtarake, të ngrohtë e vëllazërore patëm mundësi që gjatë takimit tonë të diskutojmë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes” – ka shkruar Maqedonci në…