Etiketë: SPAK
-
Sekuestrohet një apartament i ish-ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë, Ilir Beqaj
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) të martën është sekuestruar një apartament i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ish-ministri ndodhet në paraburgim që prej korrikut. SPAK-u ka thënë se në kuadër të hetimeve ndaj tij është identifikuar një pasuri e paluajtshme, apartament banimi në Lungomare, në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Prokurorisë, në korrik…
-
Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri
Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të partisë në pushtet, Partia Socialiste, Plarent Ndreca, për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë. Prokuroria tha se pasi përfunduan hetimet ndaj Ndrecës, ai u njoftua të premten përmes avokatit të tij se ngarkohet me veprën penale, shkelje e barazisë…
-
Shqipëri, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”. Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja…