Etiketë: Teuta Krusha
-
Në gjykimin e Besnik Krasniqit, i akuzuar se punësoi të emëruarin politik, gazetari shpjegon njoftimin e AAK-së për kryesinë e re të saj
Në seancën gjyqësore të datës 31.10.2024 në rastin e Besnik Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në Gjykatën e Prizrenit ka dëshmuar Luan Sallauka. Duke qenë se Prokuroria e Prizrenit pretendon se Besnik Krasniqi, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrat e tij zyrtare në cilësinë e kryetarit të komisionit…
-
Gjykimi i ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit, eksperti tregon në bazë të cilave dokumente është kryer pagesa për tenderin
Në Gjykatën e Prizrenit në seancën e datës 30.10.2024, në rastin ku po gjykohet Osman Krasniqi, ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, i akuzuar për keqpërdorim detyre, ka dhënë dëshmi eksperti Visar Bibaj. Në këtë rast Krasniqi nga Prokuroria po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij në kuadër të tenderit “Furnizimi me zhavorr për rrugët…
-
Kontrabanda me migrantë nga Siria, shtyhet gjykimi në mungesë të anëtares së trupit gjykues
Ka dështuar të mbahet seanca e datës së sotme, 29.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit, ndaj të akuzuarit për kontrabandim me migrantë, Avdulla Osmani. Seanca gjyqësore dështoi të mbahet për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues. Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, deklaroi se nuk kishte kushte ligjore për të vazhduar me…
-
Gjykimi ndaj dy zyrtarëve të “Eko-Regjionit”, administrohen provat e propozuara
Dy zyrtarë të kompanisë “Eko-Regjioni”, Salih Shala dhe Nehat Basha, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve më 21.10.2024 në Gjykatën e Prizrenit. Salih Shala si menaxheri i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Eko-Regjioni” në Dragash dhe Nehat Basha, kryeshef ekzekutiv i ”Eko-Regjionit” në Prizren po përballen me akuza për keqpërdorim të detyrës. Kryetarja e…
-
Gjykimi i gjeodetit për ndarje të pronës pa kërkesën e njërit prej bashkëpronarëve, çka deklaroi eksperti i gjeodezisë?
Bajram Selmani, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është ulur në bankën e të akuzuarve sot, më 16.10.2024, në Gjykatën e Prizrenit. Në seancën e sotme ka dëshmuar eksperti i gjeodezisë, Faton Bajselmani. Fillimisht, eksperti u mor në pyetje nga prokurori Mehdi Sefa. Prokurori Sefa pyeti se kërkesa për ndarjen e dy parcelave është…
-
Dështon të mbahet seanca e gjykimit ndaj dy të akuzuarve për tentim vrasje që kanë ndodhur në vitin 2009
Ka dështuar të mbahet në Gjykatën e Prizrenit më 15.10.2024 seanca ndaj Jeton Hajdarit dhe Afrim Batushës, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë në tentativë për një rast që ka ndodhur në fund të dhjetorit të vitit 2009. Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi konstatoi se nuk është prezent mbrojtësi i të akuzuarit Afrim…
-
Gjykimi për fajde, detyrim e mashtrim, i dëmtuari për njërin të akuzuar: “Asnjëherë në jetë nuk e kam parë”
Të pandehurit Naser Koqinaj, Ihsan Fetahaj, Arlind Krasniqi dhe Kujtim Gjilani, sot, më 10.10.2024, u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Sipas aktakuzës, Naser Koqinaj dyshohet për veprat penale – fajde; detyrim; dhënie e ryshfetit, dhe mashtrim. Kurse, Ihsan Fetahaj dyshohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka kryer veprën penale…
-
Gjykimi për kontrabandimin e 80 mijë kg duhan, për shkak të problemeve teknike kërkohet që provat të konsiderohen të dëgjuara
13 të pandehurit në lidhje me akuzat për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan sot, më 09.10.2024, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton Berisha, Millan Vidosavleviq, Artan Oseku…
-
Gjykata e Prizrenit cakton paraburgim për inspektorin e ndërtimtarisë, Bashkim Krasniqin
Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj inspektorit të ndërtimtarisë të Komunës së Prizrenit, Bashkim Krasniqi, në seancën e mbajtur më 09.10.2024. Prokuroria për të pandehurin Krasniqi dyshon ta ketë kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar dhe kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Kërkesë që është…
-
Mungojnë zyrtarët policor, ndërpritet seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan
13 të pandehurit në lidhje me akuzat për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan, sot më datë 08.10.2024, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton Berisha, Milan Vidosavljeviq, Artan…