Etiketë: valon kurtaj
-
Gjykimi ndaj 4 të akuzuarve për sulmin kundër zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, dëgjohet një dëshmitare
Në gjykimin ndaj të akuzuarve Millun Millenkoviq i njohur si “Llune”, dhe ish policëve Aleksandar Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, ka dhënë dëshminë një dëshmitare në seancën e datës 29.10.2024 në Gjykatën e Prishtinës. Të pandehurit e lartcekur po akuzohen për sulmin me granata në zyrat e KKZ-së në Mitrovicën Veriore në dhjetor të…
-
Ndërpritet seanca ndaj Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Ozdrim të Pejës
“Thirrem në deklaratën time të dhënë më datën 08.10.2024, që nuk do të marrë pjesë në këtë procedurë penale deri në fund deri sa nuk marrë ndonjë sqarim nga ju qoftë në mënyrë verbale apo në mënyrë të shkruar, që sipas cilit nen të ligjit nuk mund të pranoj dokumentet, e cila ligjërisht më…
-
Vrasja e Ibush Kllokoqit, nuk mbahet seanca ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë
Në gjykimin ndaj F.G., i akuzuar për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë, seanca e datës 25.10.2024 nuk është mbajtur. Kjo për arsye të gjendjes shëndetësore të të pandehurit. Trupi gjykues vendosi që të ftohet eksperti mjekësor që të japë mendimin e tij se a mund i akuzuari F.G. t’i nënshtrohet procesit…
-
Gjykimi për 400 kilogramë kokainë, përfundon dëshminë asistentja e Departamentit të Importit të kompanisë ku u gjet droga
Në gjykimin ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit, të akuzuar për rastin e 400 kilogramëve kokainë që ishin gjetur në oborrin e kompanisë “MC Food” në hyrje të Lipjanit në vitin 2021 në seancën e 24.10.2024 ka përfunduar dëshminë dëshmitarja Mimoza Haxha, e cila kishte filluar dëshminë në seancën…
-
Burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në protestat në veri
Lazar Dejanoviq është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Gjykata e Prishtinës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” i shqiptoi dënim me 8 muaj burgim ndërsa për veprën penale “pjesëmarrja në turme që kryen vepër penale dhe huliganizmi” i shqiptoi dënim me gjobë prej 10,000 euro.…
-
Gjykimi i 4 të akuzuarve për sulmin kundër zyrave të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut, dëshmitari: Asnjëherë në jetën time më në rrezik s’kam qenë
“Të shtënat kanë qenë rafalë nga armë të zjarrit, shpërthimet kanë qenë të fuqishme, nuk mund ta di a kanë qenë bomba a shok-bomba. Asnjëherë në jetën time më në rrezik se atë ditë s’kam qenë”. Kështu deklaroi dëshmitari Bajram Hajdari në gjykimin ndaj 4 të akuzuarve për sulm me granata në zyrat e KKZ-së…
-
Krimet e luftës në zonën e Istogut, të akuzuarit Pantiq dhe Zariq ndihen të pafajshëm
Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të akuzuar për krime lufte të kryera në territorin e komunës së Istogut, nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat të cilat u vihen në barrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Në seancën e shqyrtimit fillestar më 07.10.2024 në Gjykatën e Prishtinës, Pantiq e Zhariq u deklaruan të…
-
“Subvencionet 1”, dëshmitari: “E kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit”
Në gjykimin e Salih Kelmendit, i akuzuar për marrje ryshfeti dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin gjyqësor të njohur si “Subvencionet 1”, pjesa e veçuar, në seancën e datës 07.10.2024 ka dëshmuar Bekim Shala, për të cilin gjyqtari Kujtim Krasniqi bëri të ditur se është dëshmitar bashkëpunues. Në seancën e sotme, dëshmitari tha se…
-
Rrëfimi i policit në gjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin në zyret e KKZ-së në Mitrovicën Veriore
Në gjykimin ndaj të akuzuarve Millun Millenkoviq i njohur si “Llune”, dhe ish policëve Aleksandar Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, është dëgjuar një dëshmitar në seancën e datës 04.10.2024 në Gjykatën e Prishtinës. Të njëjtit po akuzohen për sulmin me granata në zyrat e KKZ-së në Mitrovicën Veriore në dhjetor të vitit 2022. Në…
-
Gjykimi i të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”, ndërpritet seanca
Seanca e datës 02.10.2024 e gjykimit të Salih Kelmendit, i cili nga Prokuroria po akuzohet për veprat penale – marrje e ryshfetit, dhe – falsifikim i dokumenteve, në rastin e njohur si “Subvencionet 1” – pjesa e veçuar, është ndërprerë pasi mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha, kërkoi urdhrin e Gjykatës përmes të cilit…