Etiketë: Vjedhje e Rëndë
-
Disa persona dyshohen se vodhën arkën me të holla në një xhami në Ferizaj
Një burrë ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në xhaminë e një fshati në Ferizaj dhe kanë vjedhur një arkë me të holla. Rasti sipas Policisë, ka ndodhur të hënën më 28.10.2024 pas mesnate. Paratë që u vodhën nga arka, shumën e të cilave Policia nuk e ka…
-
Denoncohet një rast i vjedhjes në depon e Spitalit të Gjakovës
Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës e ka informuar Policinë e Kosovës se është kryer një vjedhje në depon e këtij spitali. Punëtori sipas policisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të Spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve…
-
Hajvali, qytetari raporton në Polici se iu vodhën armë e fishekë në shtëpinë e tij
Të hënën më 28.10.2024 një burrë nga Hajvalia e Prishtinës, ka raportuar se i është grabitur shtëpia e tij. Sipas Policisë, qytetari ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistolete me 14 fishekë të kalibrit 9mm dhe një pushkë…
-
Vushtrri, qytetari ankohet se në dhomën e fjetjes dikush i vodhi para dhe stoli ari
Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar një rast të vjedhjes. Sipas raportit policor rasti ka ndodhur më 27.10.2024. Qytetari ka raportuar se në në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes i janë vjedhur para dhe stoli ari. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vjedhje e rëndë” dhe rasti është nën hetime.
-
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vjedhjet në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22.10.2024 ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë në lidhje me disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. F.C., 35-vjeç, është i arrestuari i tretë për këto raste, ndërkohë që Policia është në kërkim të personit të katërt A.M., i cili dyshohet të jetë…
-
Policia arreston dy dyshuar për së paku 10 vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda. E.O., 45-vjeç dhe M.M., 32-vjeç, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda. Sipas njoftimit të Policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës…
-
Vidhen para nga arka për bamirësi në një xhami
Një rast i një vjedhjeje të rëndë është regjistruar në polici ndërsa dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur mes datave 9 dhe 11.10.2024. Sipas policisë, dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar brenda xhamisë në fshatin Siqevë në Prishtinë. Dyshimet janë se pasi të dyshuarit kanë hyrë brenda xhamisë nga aty kanë vjedhur para nga…
-
Prishtinë, qytetari raporton se hajnat ia vodhën revolen në kasafortë
Një burrë në Prishtinë ka raportuar më 07.10.2024 se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga kasaforta një revole të cilën e kishte me leje të skaduar. Policia nuk raporton për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast. Në raportin 24-orësh të Policisë njoftohet se rasti cilësohet si ‘vjedhje e rëndë’ dhe është në…
-
Një gruaje i vidhet vetura para një lokali në Prishtinë
Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën para një lokali. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, më 01.09.2024, në ora 23:45. Policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.