Etiketë: vrasje e rëndë
-
Vrasja në Prishtinë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për të pandehurin G.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë. Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të…
-
Prokuroria për vrasjen me thikë në Prishtinë: Motivet për momentin janë të panjohura
Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga goditja me thikë që u bë në drejtim të tij, mbrëmë (27.10.2024) në Prishtinë. Një person është arrestuar në cilësinë të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin duke thënë se motivet e kësaj ngjarje janë ende të panjohura.…
-
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia: Viktima u godit disa herë me thikë
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë (27.10.2024) në Prishtinë. Një burrë ka vdekur pasi dyshohet se është goditur disa herë me thikë. Për ngjarjen është arrestuar i dyshuari, teksa Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje shtesë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë në 20:25h. PK tha se…
-
Vrasja e Ibush Kllokoqit, nuk mbahet seanca ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë
Në gjykimin ndaj F.G., i akuzuar për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë, seanca e datës 25.10.2024 nuk është mbajtur. Kjo për arsye të gjendjes shëndetësore të të pandehurit. Trupi gjykues vendosi që të ftohet eksperti mjekësor që të japë mendimin e tij se a mund i akuzuari F.G. t’i nënshtrohet procesit…
-
Gjykimi për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, dëshmojnë vajza dhe djali i viktimës
Në gjykimin e Besnik Salihut, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij S.S., vrasje që ka ndodhur në Dumnicë të Podujevës më 2023, në seancën e 23.10.2024 kanë dëshmuar vajza dhe djali i viktimës. Besnik Salihu po akuzohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje. Pos Besnik Salihut, i akuzuar është…
-
Dyshohet për vrasjen e një shtetasi irakian afër Vërmicës, arrestohet në Pejë shtetasi sirian
I dyshuari me iniciale M.A., shtetas sirian, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se më 18.06.2022 në afërsi të zonës kufitare në Vërmicë të Prizrenit e ka vrarë shtetasin irakian J.H., 31-vjeçar. “Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas…
-
Vrasja e 27-vjeçarit në tregun e Mitrovicës, çka deklaruan ekspertët?
Shefki Asllani, i akuzuari për vrasjen e 27-vjeçarit pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lindi pas një bisede rreth rritjes ose jo të fikut në Kosovë, sot më datë 11.10.2024, u ul në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit. Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, konstatoi praninë e ekspertëve Blerina Hoxha Gjuraj, Blerta…
-
Gjykimi për rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëshmitari tregon se çfarë kishte biseduar në telefon me të akuzuarin në ditën kritike
Në gjykimin ndaj vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, në seancën e datës 10.10.2024 është dëgjuar dëshmitari Faton Gashi. Lidhur me tani të akuzuarit dëshmitari tha se Jeton Vllasaliun e njeh më mirë pasi që edhe kishte punuar bashkë me të, ndërsa për Nexhat…
-
Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, dyshohet për vrasje në vitin 2013 në Prizren
Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur më 01.10.2024 se, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me tani të dënuarin S. K. nga Shkodra, kanë vrarë I. K. e cila punonte si këngëtare – valltare pranë një lokali të natës në Mitrovicë. Vrasja…