Etiketë: Zgjedhjet
-
Biden merr pjesë në inaugurim pavarësisht kush i fiton zgjedhjet
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ardhshëm amerikan në janar pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 5 nëntorit, ka konfirmuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jena-Pierre, duke u zotuar që të ketë bartje paqësore të pushtetit, raporton Reuters. “Ky presidenti beson në transferimin…
-
Europa do të paguajë “çmim të lartë” tarifash, paralajmëron Trumpi
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar të martën – sipas kohës lokale amerikane – se nëse ai fiton zgjedhjet e 5 nëntorit Bashkimi Europian do të duhet “të paguajë një çmim të lartë” pse nuk blen mjaftueshëm eksporte amerikane, raporton Reuters. “A di çfarë do t’ju tregoj, Bashkimi Europian…
-
Pse presidencialet amerikane po i dominon fjala “plehra”?
Fjala “plehra” ka dominuar kryetitujt e mediave ditët e fundit, shkruan BBC, duke kronikuar ngjarjet të lidhura me të në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nata e së dielës Komediani pro-kandidatit republikan, Donald Trump, Tony Hinchcliffe në skenë në një tubim Trump në sallën “Madison Square Garden” në New York…
-
SHBA, digjen kutitë e votimit në disa shtete
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët shpresojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor, si në votimet e hershme që po zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, ashtu edhe kur miliona amerikanë t’u drejtohen qendrave të votimit,…
-
Trumpi u druan pasojave të komenteve raciste në tubimin e tij
Donald J. Trump dhe aleatët e tij janë plot shpresë se u janë rritur mundësitë për fitore në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2024. Por ka shenja, publikisht dhe privatisht, se ish-presidenti dhe ekipi i tij janë të shqetësuar për përshkrimet që kundërshtarët po ia bëjnë atij si racist dhe fashist, duke…
-
Mijëra gjeorgjianë protestojnë në Tbilisi kundër “vjedhjes” së zgjedhjeve
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për të protestuar, pasi presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, e akuzoi partinë në pushtet se përdori taktika të stilit rus në zgjedhjet parlamentare, rezultatin zyrtar të të cilave ajo nuk pranon ta njohë. Protestuesit u mblodhën pranë ndërtesës kryesore të Parlamentit në qendër të Tbilisit, ndërkohë…
-
Ekonomia është personale për shumë votues amerikanë, për këtë ata fajësojnë demokratët
Tiesha Blackwell, 24 vjeçe, votoi Joe Bidenin në vitin 2020, por sivjet ka ndërruar mendje dhe po mbështet ish-presidentin republikan, Donald Trump, duke treguar se çmimet e larta të ushqimit dhe banesave janë arsyeja kryesore. Blackwell, e cila jeton në jugperëndim të Detroitit në shtetin kyç Miçigan, ka një punë më të mirë tani, por…
-
Amerikanët të shqetësuar për demokracinë e tyre
Pothuajse gjysma e votuesve janë skeptikë se po funksiononin eksperimenti amerikan në vetëqeverisje. 45 për qind prej tyre besojnë se demokracia e vendit nuk po kryen punën e saj si duhet me përfaqësimin e qytetarëve të rëndomtë, kanë treguar të dhënat e sondazhit të kryer nga “New York Times/Sienna College”. Tri të katërtat e votuesve…
-
Nga zgjedhjet në zgjedhje, Bullgaria nuk e zgjidh ngërçin politik
Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borissov, GERB, i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Bullgari, kanë treguar të dhënat preliminare pas votimit të 27.10.2024, raporton AP. Sondazhet e kryera nga “Gallup Ingernational” kanë treguar se GERB-i, shkurtesë për Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë, ka fituar 25 për qind të votave. Ia ka…
-
Vëzhguesit: Rezultati i zgjedhjeve në Gjeorgji nuk përputhet me vullnetin e popullit
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u zhvilluan në një mjedis “përçarës” me kërcënime të përhapura dhe raste të dhunës fizike, të cilat minuan rezultatin e zgjedhjeve. Gjeogjianët pritej të vendosnin nëse vendi do të vazhdonte rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo do të zhytej më tej nën ndikimin rus. Komisioni Qendror…