Etiketë: zvecan
-
Zveçan, gruaja raporton se u kanos me mesazh
Të dielën më 27.10.2024 një grua në Zveçan ka raportuar se është kansur përmes një SMS (mesazh) nga një grua. Sipas policisë rasti është duke u hetuar. Policia këtë rast e ka cilësuar si “kanosje”.
-
Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Zveçan, Policia po heton rasti
Një mjet shpërthyes, që dyshohet se ka qenë granatë është hedhur në lagjen “Zveçan i Vogël” në e Zveçan, më 26.10.2024. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza. Ai ka konfirmuar se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar. “Sot jemi njoftuar dhe njësitet relevante kanë dalë…
-
Armëmbajtje pa leje, arrestohet një i dyshuar në Zveçan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Grabovc të Zveçanit nën dyshimin se posedonte dy pushkë pa leje. Njësitë policore kanë bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë si dhe një pushkë tjetër me gjashtë fishekë, njofton Policia, më 25.10.2024. Rasti ka…
-
Armëmbajtje pa leje, kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve në Zveçan e Zubin Potok
Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar në Zveçan dhe në Zubin Potok gjatë 24 orëve të fundit, konfirmon Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuajtje me 32 fishekë për të cilën i dyshuari nuk ka leje, në fshatin Vallaq të Zveçanit. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të…
-
Burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në protestat në veri
Lazar Dejanoviq është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Gjykata e Prishtinës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” i shqiptoi dënim me 8 muaj burgim ndërsa për veprën penale “pjesëmarrja në turme që kryen vepër penale dhe huliganizmi” i shqiptoi dënim me gjobë prej 10,000 euro.…
-
Krejt çka u gjet nga Policia e Kosovës në bastisjen në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan
Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në Zveçan më 07.10.2024. Kështu konfirmoi për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani më 07.10.2024. Sipas tij në bastisjen në Mitrovicë të Veriut, dy persona të dyshuar – njëri me iniciale A.J. i lindur më…
-
Ndalohet për 48 orë personi të cilit iu konfiskuan dy armë në Zveçan
Personi me iniciale R.A., 64-vjeçar, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi atij i janë konfiskuar një armë e gjatë “M48”, një pistoletë dhe një xhaketë me mbishkrimin “Mbrojtja civile” (Civilna zastita) më 07.10.2024. Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës, Veton…
-
Zveçan, shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë
Një person është shoqëruar në Polici në Zveçan pasi atij i janë konfiskuar një armë dhe një revole. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani. “Ky nuk është operacioni i vetëm apo bastisja e vetme. Derisa e kemi pasur këtë bastisje kemi pasur edhe një…
-
Disa policë në Zveçan u kanosën nga një i dyshuar në gjendje të dehur
Përderisa po kryenin detyrën e tyre, disa zyrtarë policorë në Zveçan janë kanosur nga një person, i cili ishte në gjendjen të dehur. Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të dielën, më 06.10.2024, rreth orës 18:05.
-
Vendosen tabela të reja informuese në Zveçan
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar më 03.10.2024 se pas 25 vitesh janë vendosur tabelat informuese në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze. Ai tha se të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët e Zveçanit dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë aty. “Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga…