RRUFE

‘Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme’, konferenca e mbajtur në Mitrovicë të Jugut për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit

“Të mbijeturat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”, ishte konferenca e cila u mbajt më 10.10.2024 në ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” me fillim nga ora 11:00.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, drejtorë të drejtorive tjera komunale, përfaqësues të organizatës “Center for Education and Community Development Friends”, Vildane Goga, onkologe,  Albulena Rrustemi-Kurti, psikologe, Fatbardh Rexha, kirurg i përgjithshëm, personeli shëndetësor i QKMF-së “Dr.Nexhat Çuni”, si dhe pjesëmarrës tjerë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Jugut ku thuhet se i pari i Mitrovicës së Jugut ka theksuar se të prekurit duhet ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, me sigurime shëndetësore dhe ndihmesa shtesë përmes këshillimeve profesionale psikologjike.

“Megjithatë, marrja e masave për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje është faktor esencial për trajtimin e suksesshëm të saj, duke përfshirë këtu edhe vetëdijesimin dhe masat parandaluese si forma më e mirë për t’i luftuar sëmundjet dhe për ta mbrojtur shëndetin publik”- ka thënë Hamza.

Teksa apel për rëndësinë e kontrolleve të rregullta sipas njoftimit të komunës ka bërë Drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani.

“Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, potencoi se mjekët familjarë dhe infermierët e mjekësisë familjare kanë rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në edukimin e pacientëve rreth rrezikut për kancerin e gjirit, faktorëve të parandalimit dhe rëndësisë së kontrolleve të rregullta”- thuhet tutje në njoftim.


Postuar

,

nga