Të armatosur, të maskuar e edhe të shtëna dy persona tentuan që të kryejnë një grabitje në Pejë pak para mesnatës së datës 10.10.2024.
Kështu të paktën raportuan në polici tre persona të cilët janë paraqitur në stacion policor dhe kanë treguar se deri sa kanë qenë në veturë dy persona të panjohur kanë tentuar t’i nxjerrin nga automjeti me të cilën ishin duke lëvizur.
Ngjarja u regjistrua në Pejë ndërsa deri më tani policia nuk ka njoftuar nëse kanë arritur që të identifikojnë ndonjërin prej personave që u raportuan nga ankuesit.
Tutje policia ka njoftuar edhe se ankuesit kanë raportuar se në këtë ngjarje pati edhe të shtëna armësh.
Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ngjarja u iniciua si tentim grabitje.