RRUFE

Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia e cilëson si ‘vrasje në tentativë’

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës më 28.10.2024 se derisa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë në Prishtinë, është ndaluar nga një person i panjohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte gjuajtur me armë zjarri.

Sipas Policisë, përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.

Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe është duke u hetuar.


Postuar

nga