Një grua 25-vjeçare mbeti e vdekur, ndërsa 10 persona të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin jugor të Izraelit, Beersheba, raporton media britanike BBC.
Personi i armatosur u qëllua për vdekje në vendngjarje pas asaj që policia e përshkroi si një “sulm të dyshuar terrorist” në stacionin qendror të autobusëve të qytetit.
Shërbimi i ambulancës së Izraelit thotë se mjekët po trajtojnë dhjetë viktima, disa prej të cilëve pësuan plagë me armë zjarri.
Menjëherë pas sulmit, ministri i transportit i Izraelit, Miri Regev, bëri thirrje që familjet e “terroristëve” të dëboheshin nga vendi./ BBC
Përgatiti: Ilirjana Hoti/Kallxo.com