RRUFE

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia në kërkim të personave të dyshuar

Dy persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë më 24.10.2024.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat (burra), të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike, njofton Policia.

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.

Rasti është klasifikuar si vepër penale “armëmbajtje pa leje/lëndim trupor”.


Postuar

nga