Një person në Viti është therur me thikë nga një i dyshuar më 23.10.2024.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Policia ka njoftuar se rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
“Një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është qëlluar me mjet të mprehtë/thikë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e Policisë, më 24.10.2024.