RRUFE

Tetë të lënduar nga aksidenti në Veternik po trajtohen në QKUK

Tetë të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Veternik të Prishtinës janë pranuar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se deri më tani kanë pranuar tetë pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në aksident janë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete të tjera.

Siç tha Ahmeti, nga aksidenti janë lënduar 11 persona.

Me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i trafikut rrugor, shtoi Ahmeti.

 

 


Postuar

nga

Etiketa: