RRUFE

Thika, sëpata, peshore u konfiskuan dy personave që tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë

Dy persona orët e mbrëmjes së datës 25.10.2024 kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Mali i Zi përmes Bjeshkës së Shtedimit në Pejë.

Njësia policore gjatë patrullimit, sapo ka parë veturën, ka ndaluar të njëjtën të cilën ishte duke e drejtuar një person i dyshuar shtetas i Malit të Zi.

Në veturë gjendej edhe  si dhe pasagjer i dyshuari tjetër shtetas i Malit të Zi.

Sipas raportit policor, të njëjtit kishin hyrë nga territori i Malit të Zi në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar tri thika, një brisk, një sëpatë, një këllëf i zbrazët si dhe një peshore.

Njëri nga të dyshuarit ka arrit të ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si kalim i paautorizuar i kufirit.


Postuar

,

nga