RRUFE

Tre persona arrestohen për dhunë në familje në 24-orët e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për dhunë në familje në 24-orët e fundit.

Sipas policisë, në Drenas është arrestuar një person, me dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një grua.

”Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në njoftim.

I dyshuari, sipas policisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, sipas policisë është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, në Rahovec, policia ka arrestuar një person për mospërfillje të gjykatës  dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 


Postuar

nga