RRUFE

Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, në dy prej tyre dhunë ndaj bashkëshortëve.

Një grua në Fushë Kosovë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj më 14.09.2024 rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje u raportua edhe në Obiliq. Një burrë dyshohet se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij.

Policia në raport bënë të ditur se në konsultim me prokurorin, palët janë intervistuar dhe rasti mbetet në hetime.

Derisa, në Gjakovë u raportuar për dyshime se një djalë i kishte vënë zjarrin tavanit- çatisë së shtëpisë.

Sipas policisë, njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Derisa, i dyshuari gjendet në arrati.


Postuar

nga