Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 31.10.2024 në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Në këtë aksident të trafikut kanë qenë të përfshira tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se në aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërsa tre personat që pësuan lëndime trupore janë duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan.
Hashani tha se hetues policorë të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.