RRUFE

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar në Fushë Kosovë.

“Lidhur me rastin e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkohë, në Kllokot është arrestuar një i dyshuar për kanosje.

“Në gjendje të dehur kishte kanosur me thikë dhe kishte tentuar ta sulmojë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raportin e Policisë.

Edhe në Shtërpcë është arrestuar një i dyshuar për sulm ndaj një gruaje.

“Nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raport.


Postuar

,

nga