RRUFE

Trumpi refuzoi përballjen me Harrisin në “60 Minutes”

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, është shtyrë të flasë për çështje që përfshijnë Lindjen e Mesme, Ukrainën, kontrollin e armëve dhe imigracionin gjatë një interviste kokë më kokë në emisionin “60 Minutes” të CBS News, raporton BBC.

Intervista e incizuar erdhi në kuadër të një serie paraqitjesh të Harrisit në televizione e podcaste të rrjeteve televizive pas kritikave se ajo ka folur pak për mediat në fushatën presidenciale për zgjedhjeve e 05.11.2024.

Edhe Donald Trumpi ishte ftuar në debatin e “60 Minutes”, por refuzoi të merrte pjesë.

Ka më pak se një muaj para ditës së zgjedhjeve në garën për Shtëpinë e Bardhë ndërmjet demokrates Harris dhe republikanit Trump.

Intevrista për CBS News, partnere e BBC-së për Shtetet e Bashkuara, u transmetua më 07.10.2024 – sipas kohës lokale amerikane pasi Harris dhe Trump u shfaqën në aktivitete që lidheshin me njëvjetorin e sulmit ndaj Izraelit më 07.10.2023 nga militantët e “Hamasit”.

Harris ka refuzuar të pajtohej kur është pyetur nga gazetari Bill Whitaker nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “aleat i fuqishëm” i Shteteve të Bashkuara pas mosmarrëveshjeve të fundit publike ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Jerusalemit. Por ajo ka ngulmuar se ka një aleancë të fuqishme ndërmjet popullit amerikan dhe atij izraelit.

Në një moment tjetër të tensionuar, Harris u shty që të mbronte politikat e saj të migrimit, në të cilën pikë është goditur fort nga Trumpi dhe republikanët.

Presidenti Joe Biden dhe Harris kishin shfuqizuar kontrollet e ashpërsuara kufitare të presidencës së Trumpit, por janë detyruar t’i kthejnë pas tre vjetësh në Shtëpinë e Bardhë. Harris ka ngulmuar se administrata Biden-Harris ia ka dalë të përgjysmojë numrin e atyre që kalojnë ilegalisht kufirin amerikan.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Postuar

,

nga