RRUFE

Vdes në QKUK burri që u godit nga vetura në Lipjan para një jave

K vdekur në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) burri i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë në Lipjan më 30.09.2024, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, ai ka vdekur të hënën më 07.10.2024 rreth orës 19:30.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për kryerje të autopsisë.

Derisa, rasti po trajtohet si “Aksident Trafiku me Fatalitet”.


Postuar

nga