Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy muaj pasi është përfshirë në një aksident në Drenas.
“Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur më 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në raportin 24 orësh.
Policia e ka cilësuar si “aksident me fatalitet”.