RRUFE

Vdes një person nga aksidenti mes veturës e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, më 04.10.2024.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqit, aksidenti mes veturës dhe kamionit ka ndodhur rreth orës 14:00, në drejtimin Suharekë-Duhël, kilometri 39.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin” – ka thënë Krasniqi.

Si përfundim, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura.


Postuar

nga