RRUFE

Vendimi i Gjykatës ndaj Bedri Krasniqit, i akuzuar për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

Gjykata e Prishtinës më 28.10.2024, e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.

Gjyqtari i rastit Sabit Sadikaj, gjatë shpalljes së aktgjykimit tha se nuk është vërtetuar se e njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet nga prokuroria.

“Gjykata ka ardhë në këtë përfundim pasi që ka dëgjuar në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit Shkum Mehmeti, si dhe dëshmitarëve të tjerë, dhe asnjëri nga ta nuk ka dëshmuar se i pandehuri ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet” – deklaroi ndër të tjera gjyqtari Sabit Sadikaj.

Pala e dëmtuar Shkumbin Mehmeti është udhëzuar në kontest të rregullt civil për të realizuar kërkesë pasuroro-juridike.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit nuk ishte i pranishëm as i akuzuari Bedri Krasniqi, as personi me cilësinë e palës së të dëmtuar Shkumbin Mehmeti dhe as ndonjë person nga radhët e prokurorisë.

As i akuzuari, as i dëmtuari në këtë rast nuk kanë angazhuar avokat.

Më 19.04.2019 një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës ishte suspenduar pas raportimit të KALLXO.com se një dëshmitar dhe një i akuzuar në rastin e vrasjes së zyrtarëve policorë të Kosovës dhe UNMIK-ut, u transportuan së bashku për në gjykatë.

Një ditë përpara, përkatësisht më 18.04.2019, në gjykimin e Bedri Krasniqit dhe Alban Dizdarit, të akuzuar për vrasjen e zyrtarëve policorë të Kosovës dhe UNMIK-ut, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në vitin 2004, Shkumbin Mehmeti kishte thënë se ndihej i shqetësuar dhe i kërcënuar.

“Unë ndihem i shqetësuar dhe i rrezikuar nga mosmbrojtja e shtetit ndaj meje e posaçërisht nga oficerët korrektues… Unë kam pasur disa fjalë prej Bedrisë gjatë rrugës. Prokurorja ka refuzu me m’dhënë mbrojtje”- ishte shprehur ndër të tjera Shkumbin Mehmeti.

Por në seancën e datës 11.09.2024 Shkum Mehmeti në cilësinë e palës së dëmtuar kishte thënë ndihej i kërcënuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe jo nga Bedri Krasniqi.

“Prokurori tregoi se i akuzuar është Bedri Krasniqi por unë jam i dëmtuar nga Shërbimi Korrektues, jo nga Bedri Krasniqi. Për arsye se prej vitit 2012 deri në ditën kritike kam qenë në tretman të dëshmitarit të mbrojtur. Unë kam qenë i izoluar. Pikërisht sepse Shërbimi Korrektues ka vlerësu se jam i rrezikuar. Atë ditë Shërbimi Korrektues më ka fut në furgon me Bedri Krasniqin, dhe unë kam besu se kjo është e qëllimshme. Sepse kjo është bërë përderisa e kam pas statusin e dëshmitarit të mbrojtur” – kishte deklaruar mes të tjerash në atë seancë Shkumbin Mehmeti.

Vetë Bedri Krasniqi ka thënë se ndihet i pafajshëm lidhur me këtë rast, duke potencuar madje se asnjëherë më i pafajshëm nuk është ndjerë.

Ky aktgjykim nuk është i formës së prerë, palët e pakënaqura ta ankimojnë atë në afat prej 30 ditësh prej ditës së pranimit të aktgjykimit në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës së Prishtinës.

Cfarë thotë dosja e prokurorisë?

Sipas aktakuzës së ngritur me 23.10.2019, Bedri Krasniqi nga Prokuroria e Prishtinës akuzohet për veprën penale – kanosje.

Prokuroria pretendon se më 18.04.2019 rreth orës 09:00 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë të Gërdovcit të Podujevës në drejtim të Prishtinës, i pandehuri Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti.

Kjo potencohet të jetë bërë gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali dhe pasi i pandehuri dhe i dëmtuari janë vendosur në të njëjtin automjet transportues përkundër që kishte një ndarje fizike mes tyre.

I pandehuri, thuhet aty, ka komunikuar me të dëmtuarin para hyrjes në automjet dhe gjatë transportit duke e kanosur seriozisht të dëmtuarin me fjalët: “Qysh e ki familjen?… E di se familjen e ke në Francë dhe se djalit yt i ka bërë katër vite… Po ashtu vëllezërit tuaj punojnë me disa kabllo interneti”.

Kjo sipas Prokurorisë, duke i bërë me dije të dëmtuarit për mundësinë e arritjes së qëllimeve ndaj tyre.

Sipas dosjes Krasniqi ka vazhduar duke thënë: “Është më mirë të kujdesesh për familjen tënde, e mos të merresh me punë tjera”, duke aluduar në atë të mos dëshmojë ndaj të pandehurit në çështjen penale të vrasjes së rëndë të dy policëve, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2004.

Gjithnjë sipas organit ndjekës, me këto fjalë i pandehuri seriozisht e ka shqetësuar të dëmtuarin se do ta privojë nga jeta ose që do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor ndonjë anëtari të familjes

Çfarë thotë dosja e prokurorisë?

Postuar

nga