RRUFE

Vendosja e posterëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, flet Elshani

Posterët me mbishkrimin “Mos u frikëso! Qyteti yt!” janë vendosur përgjatë sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut më 31.10.2024.

Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, të njëjtit janë vendosur nga serbët lokal dhe policia është në dijeni për vendosjen e tyre.

“Aleksandar Arsenijeviq dhe grupi i tij i kanë vendosur. Pas konsultimit me prokuror nuk ka rast për hetim”- tha Elshani për KALLXO.com.

KALLXO.com iu sjell pamje të këtyre posterëve.

Ndryshe më 09.10.2024 politikani serb i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, ishte ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale – ngacmim.

Ndërsa më 10.10.2024 në lidhje me ndalimin 48 orësh të politikanit serb Prokuroria e Mitrovicës kishte kërkuar caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar.

Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim përmes të cilit ia ndalonte Arsenijeviqit, t’i afrohet deri në 40 metra shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylës.

https://kallxo.com/lajm/ndalohet-per-48-ore-politikani-serb-i-kosoves-aleksandar-arsenijeviq/