RRUFE

Komuna e Prishtinës: Kolonat e automjeteve në kryeqytet janë rezultat i aksidentit në Veternik

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas ankesave për kolonat e krijuara sot, më 11.10.2024, në disa pjesë të kryeqytetit, duke theksuar se kolonat janë rezultat i një aksidenti në Veternik në të cilin një kamion është përplasur me 11 vetura.

Sipas njoftimit të Komunës, ekipet përkatëse janë në terren dhe rruga do të hapet brenda 30 minutave.

“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura. Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave.  Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kolonat të gjata të automjeteve janë krijuar gjatë ditës së sotme, 11.10.2024, në disa prej akseve kryesore në kryeqytet.

 


Postuar

nga